Basketboll

KBF BASHKIMI VAZHDON NDRYSHIMET, LIRON QENDRËN E HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Rezultatet jo të pritura në fillim të stinorit, kanë bërë që KBF Bashkimi të vazhdojë me ndryshime në rosterin ekipor edhe gjatë këtyre ditëve.

AsistiOnline.com ka mësuar se drejtuesit e skuadrës prizrenase kanë liruar nga ekipi edhe qendrën e huaj, Chervelle Cox me të cilën nuk janë ndarë aspak të kënaqur se çfarë ka treguar në parket.

Të kujtojmë se Bashkimi javë më parë kishte liruar nga skuadra edhe dy amerikanet, Takyra Gilbert e Janae Barnes, për ti zëvendësuar ato me Christina Ellis dhe Janelle Porter.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.