EKSKLUZIVE: ESENCI JEP DORËHEQJE NGA POSTI I TRAJNERIT TE KBF BASHKIMI
Prishtinë(AsistiOnline) – Vazhdojnë largimet nga skuadra e Bashkimit te Femrat.
Sipas asaj që ka kuptuar AsistiOnline.com, trajneri i deritanishëm i skuadrës Tolga Esenci ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i ekipit, derisa drejtuesit e klubit e kanë miratuar atë.
Trajneri turk është tërhequr nga skuadra prizrenase pas rezultateve jo të kënaqshme me vashat prizrenase dhe kështu më nuk do ta shohim në stolin e portokallinjeve.
Të kujtojmë se Esenci erdhi në krye të Bashkimit në start të stinorit dhe udhëhoqi me ekipin në 9 ndeshje, prej tyre 5 fitore e 4 humbje.
Ditëve në vijim pritet që drejtuesit e Bashkimit të emërojnë trajnerin e ri që do i prijë skuadrës në vazhdim të edicionit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.