Basketboll

BASHKIMI ARRIN FITOREN E DYTË RRESHT NË UNIKEN E FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka arritur fitoren e dytë rresht në Ligën Unike të basketbollit për femra mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Vashat prizrenase kanë triumfuar në udhëtim te Tirana me rezultat tejet të thellë 49-81.

Ishte kjo një fitore e lehtë për ekipin prizrenas(10-29, 15-26, 18-15, 6-11) që e kontrolloi duelin nga fillimi e deri në fund dhe arriti triumf pa ndonjë telashe.

Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore në triumfin e Bashkimit sonte, Christina Ellis(29), Irma Konjusha(18), Janelle Porter(12) dhe Besjana Martinaj(10).

Te Tirana u dalluan, Mirela Lugaj me 16 pikë, Enisa Qosja me 13 e Klea Verri me 10 sosh.

Pas xhiros së dytë, KBF Bashkimi në këtë garë ka 2 fitore nga 2 ndeshje dhe gjendet i pari në tabelë, derisa Tirana mbetet e fundit me 2 humbje nga 2 ndeshje të luajtura.

Në xhiron e ardhshme, Bashkimi e luan derbin ndaj Prishtinës e Tirana i shkon Flamurtarit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.