Basketboll

KBF PRISHTINA MPOSHT BASHKIMIN, VAZHDON FORMA E LARTË E TYRE

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka fituar derbin e xhiros në Superligën e Kosovës te Femrat ndaj Bashkimit.

Në duelin e zhvilluar në Prizren, vashat e Prishtinës triumfuan ndaj atyre prizrenase me rezultatin përfundimtar 70-90.

Përpos çerekut të tretë të cilin e fitoi ngushtë Bashkimi(24-22), në të gjitha periodat e tjera(13-21, 17-25, 16-22) dallimin e bëri dukshëm Prishtina dhe fitoi me plotë meritë.

Lojtaret më të merituara për triumfin e Prishtinës sonte ishin, Sarah Mgbeike me plotë 39 pikë e 13 kërcime, Aisia Robertson me 15 pikë, Arbnore Përçuku me 11 e Agnesa Rrahmani me 10 sosh.

Te Bashkimi vetëm dy amerikanet e skuadrës realizuan pikë dyshifrore: Christina Ellis me 25 pikë e Janelle Porter me 22 sosh.

Pas xhiros së 9-të, Prishtina mbetet në pozitën e parë me 18 pikë e 9 fitore dhe pa asnjë humbje. Derisa, Bashkimi mbetet i 3-ti me 12 pikë, 4 fitore dhe 4 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Penzën e Bashkimi sfidon Trepçën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.