Basketboll

YLLI SI KAMPION I VËRTETË, FITON THELLË NË TIRANË

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar edhe përballjen e rradhës në Ligën Unike.

Kampioni aktual ka fituar në udhëtim te Tirana me rezultatin 71-103.

Pjesa e parë e duelit ishte pak më e baraspeshuar(42-52), gjersa dallimi i madh u bë në pjesën e dytë me therandasit që thelluan avantazhin dhe me meritë triumfuan me 32 pikë dallim.

Gjashtë lojtarë shënuan pikë dyshifrore në këtë fitore të Yllit sonte, Henrik Shirko(23), Erjon Kastrati(22), Cameron Williams e Gëzim Morina(14), Mikaile Tmusiq(13) e Drilon Shala(10).

Te Tirana lojë të mirë shfaqën, Reggie Clark me 26 pikë e Juljan Hamati me 15 sosh.

Ylli blindon pozitën e parë në Unike me 5 fitore e 1 humbje, derisa Tirana ka 3 fitore e 3 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Ylli luan ndaj Prizrenit 16 e Tirana i shkon Kamzës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.