PESËSHJA MË E MIRË DHE MVP NGA XHIRO 6 E LIGËS UNIKE!
1.A.HAJDARI (PZ16), 2.C.BAKER (RAH), 3.H.SHIRKO (YLL), 4.S.MAXWELL (PEJ), 5.G.MORINA (YLL).
1. Plejmejkeri i xhiros 6 në Ligën Unike shpallet Arti Hajdari i Prizrenit 16 i cili ishte fantastik në triumfin e prizrenasve ndaj Teutës pasi realizoi plotë 35 pikë, katër kërcime dhe katër asistime e rrjedhimisht kishte indeksin më të lartë nga gjithë basketbollistët, por të saktë nuk e kemi shkaku i mos funksionimit të statistikave online nga kjo ndeshje.
2. Fundori i javës këtë javë shpallet amerikani i ri i Rahovecit, Cavon Baker që arriti të jetë prej lojtarëve kyq në fitoren e thellë të Rahovecit në shtëpi ndaj Kamzës, ai kishte 19 pikë, prej të cilave i realizoi 6 dyshe nga 6 tentime duke qenë perfekt, kishte 2 shënime prej 5 tentimeve për treshe dhe 1 gjuajtje të lirë nga 1 tentim, amerikani i Rahovecit në këtë duel kontriboi edhe me 7 kërcime, 2 asiste e 2 vjedhje topash. Kjo performancë i dha atij indeksin larta prej +25 në xhiron 6 në Unike.
3. Në pozitën e alosë në xhiron e 5-të në Ligën Unike, këtë javë e kemi kroatin e famshëm të basketbollit kosovar, Henrik Shirko. Aloja e therandasve ishte fantastik në fitoren e Yllit ndaj Tiranës me 23 pikë, 6 asiste, 4 kërcime e 3 vjedhje topash. Shirko në këtë fitore meritore të Yllit ishte fantastik pothuajse nga çdo pozitë, ku nga dyshet dhe gjuajtjet e lira goditi me 100% saktësi, 6/6 për dyshe dhe 2/2 për gjuajtje të lira e kishte 3 treshe nga 5 tentime, kjo bëri që transferi i ri i therandasve të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të Unikes me indeksin fantastik prej +33
4. Alo-qendra e xhiros së 6-të në Unike, kësaj rradhe shpallet Stephen Maxwell i Pejës i cili ishte shumë afër të realizojë double-double ndaj Vllaznisë dje, duke kontribuar me 23 pikë, 9 kërcime, 4 asiste dhe 2 vjedhje topash. Ai pikët i shënoi nga tentimet për dyshe nga të cilat kishte 9 shënime nga 12 tentime dhe i realizoi edhe 5 gjuajtje të lira nga 10 tentime. Për këtë kontribut ai u notua me indeksin prej +29, prej më të lartëve këtë xhiro.
5. Pozita e qendrës së kësaj xhiroje të Unikes i takon vendorit fantastik të Yllit, por edhe reprezentuesit të Kosovës, Gëzim Morina që shkëlqeu në fitoren e therandasve ndaj skuadrës së Tiranës. Në mungesë të një qendre klasike te Ylli, Morina po e plotëson për mrekulli këtë boshllëk, sepse ndaj Tiranës dominoi me 14 pikë, 8 asiste, 7 kërcime dhe 1 bllokadë, Morina u tregua i shkëlqyer nga treshet prej të cilave 2 herë lansoi dhe të dyja i qëlloi e kishte edhe 4 realizime nga 7 tentime për dyshe, për çka mori notën plus 27, më të lartën për një qendër kte javë.
_______________________________________________________________________
MVP I XHIROS 5 TË LIGËS UNIKE
ARTI HAJDARI (PRIZRENI 16)
Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e gjashtë të Unikes me meritë i takon Arti Hajdarit të Prizrenit 16 i cili ishte më meritori se pse bardhezinjët fituan ndaj Teutës.
Me plotë 35 pikë dhe që të gjitha në momente vendimtare, por shtuar edhe 4 kërcime dhe 4 asistime për bashkëlojtarët e tij, duke parë edhe rëndësinë e takimit, Arti Hajdari shpallet MVP i xhiros 6 nga ASISTI për këtë javë të Unikes.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.