Basketboll

PRIZRENI 16 FITON DERBIN NDAJ PRISHTINËS DHE MBYLL VJESHTËN ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Prizreni 16 e ka fituar kryendeshjen e xhiros 14 në ArtMotion Superligën e Kosovës ndaj Sigal Prishtinës.

Skuadra prizrenase ka triumfuar ndaj kryeqytetasve me shifrat përfundimtare 102-88.

Vendasit i fituan dy periodat e para të takimit(26-20, 29-17) dhe shkuan në pushim me avantazhin e thellë 55-37.

Derisa, Prishtina zhvilloi një çerek të tretë fantastik(14-29) dhe nisi periodën finale me vetëm -3. Por në çerekun e fundit, Prizreni 16 nuk lejoi përmbysje për ta fituar atë 33-22 dhe me meritë triumfoi në ndeshje.

Komplet pesëshja startuese e Prizrenit 16 shkëlqeu sonte me pikë dyshifrore, Ivan Koljeviq kishte 24 pikë, Michael Green kishte 21, Alban Veseli e Arti Hajdari me nga 20 pikë dhe Courney Fells ishte afër shifrave magjike triple-double me 14 pikë, 11 kërcime e 8 asiste.

Te Sigal Prishtina me lojë të mirë u dalluan, Nikolas Tomsick që kishte 20 pikë, Biram Faye 16, Jan Palokaj 13 dhe Wendell Mitchell e Muhamedali Janjeva me nga 11 pikë.

Kjo fitore e ngrit Prizrenin 16 në pozitën e tretë me 22 pikë, 9 fitore e 4 humbje. Derisa, Prishtina e mbyll vjeshtën si e 6-ta me 21 pikë, 7 fitore dhe 7 humbje.

Tash skuadrat do kenë afro 1 muaj pushim dhe stinori pranveror nisë me 12/13 janar 2022.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.