Basketboll

STINORI VJESHTOR MBYLLET SONTE ME DERBI NË ”MINATORI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte mbyllet stinori vjeshtor në ArtMotion Superligën e Kosovës.

Një sfidë shumë interesante do e përmbyllë këtë pjesë të kampionatit, konkretisht në ”Minatori” të Mitrovicës ku sfidohen Trepça dhe Rahoveci.

Mitrovicasit kanë treguar formë të lartë në këtë edicion me nëntë fitore dhe katër humbje, kurse Vreshtarët kanë filluar këndelljen pas një nisje jo të mirë dhe kanë tri fitore e nëntë humbje.

Sfida fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në njërën nga kanalet e sportit në Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.