Basketboll

TREPÇA FITON NDAJ RAHOVECIT DHE SHPALLET KAMPIONE VJESHTORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça është shpallur kampione vjeshtore e ArtMotion Superligës së Kosovës.

Skuadra mitrovicase e ka mposhtur sonte Rahovecin me rezultatin e ngushtë 91-84.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 29-16, derisa në të dytin u luajt baraz(22-22) dhe Trepça shkoi në pushimin mes pjesëve me avantazh 51-38.

Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë e ngushtë sidomos në çerekun e tretë(25-25), derisa në periodën e fundit(15-21) Rahoveci e tentoi përmbysjen duke u afruar deri në -3 pikë, por nuk i’a doli krejtësisht dhe Trepça e fitoi sfidën falë periodës së parë.

Lojtarët më të dalluar në këtë fitore shumë të vlefshme të Trepçës sonte ishin, Ty Cockfield me 21 pikë, Drilon Hajrizi me 20 dhe Gerald Blackshear me 19 pikë.

Te Rahoveci nuk mjaftuan për fitore, Ameer Jackson me 23 pikë, Fisnik Rugova me 17, Milik Yarbrough me 15 e Cavon Baker me 11 pikë.

Kjo fitore e shpalli Trepçën kampione vjeshtore të elitës kosovare me 24 pikë, 10 fitore e 4 humbje. Derisa, Rahoveci e mbyll vjeshtën si i parafundit me 16 pikë, 3 fitore e 10 humbje.

Tash skuadrat do kenë afro 1 muaj pushim dhe stinori pranveror nisë me 12/13 janar 2022.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.