RIVALITET I MADH, KJO ËSHTË PESËSHJA E JAVËS DHE MVP NGA XHIRO 7 E LIGËS UNIKE
RIVALITET I MADH PËR TË GJITHA POZITAT...
Prishtinë(AsistiOnline) – 1.T.PETERSON (TEU), 2.E.KASTRATI (YLL), 3.T.WHITE (PEJ), 4.J.HAMATI (TIR), 5.S.MAXWELL (PEJ).
1. Plejmejkeri i xhiros 7 në Ligën Unike shpallet organizatori i papërshtatshëm i Teutës i cili ishte fantastik në triumfin e thellë të durrësakëve ndaj Vllaznisë, pasi realizoi 16 pikë, 3 kërcime, 3 asiste dhe 1 vjedhje topi. Peterson pikët i shënoi nga të gjitha pozitat me 3 qëllime nga 3 tentime te gjuajtjet e lira, kishte 1 treshe nga 1 tentim dhe për dyshe shënoi 5 nga 9 tentimet e me këtë indeks prej +19 ai shpallet plejmejkeri i xhiros.
2. Fundori i javës këtë javë ishte Erjon Kastrati që ishte prej lojtarëve më meritorë në fitoren e Yllit ndaj Prizrenit 16, ai kishte 18 pikë, prej të cilave i realizoi 6 dyshe nga 10 tentime, kishte 3 shënime prej 4 tentimeve për gjuajtjet e lira, por shtoi edhe 1 treshe, Kastrati në këtë duel kontriboi edhe me 8 kërcime, 3 vjedhje topash, 1 asist e 1 bllokadë e kjo performancë i dha atij indeksin prej +17.
3. Në pozitën e alosë në xhiron e 7-të në Ligën Unike, këtë javë e kemi amerikanin e frikshëm të Pejës, Tyrone White. Basketbollisti 31 vjeçar shkëlqeu në fitoren e thellë të verdhezinjëve ndaj Rahovecit, besoni apo jo me plotë 44 pikë, 7 asiste, 4 kërcime e 1 vjedhje topi. Ai në këtë fitore meritore të Pejës kishte plotë 7 treshe nga 12 tentime dhe ishte pothuajse perfekt nga gjuajtjet e lira me 5 shënime nga 6 tentime, derisa nga dyshet kishte 9 realizime nga 11 lansime. Kjo bëri që super-ylli i Pejës të jetë larg aloja më e mirë e kësaj xhiroje të Unikes me indeksin stratosferik +48.
4. Në pozitën e alo-qendrës kësaj rradhe na vije djaloshi fantastik i Tiranës, Juljan Hamati që ishte larg individi më meritor pse kaltërebardhit fituan dramën e madhe ndaj Kamzës. Hamati ishte shumë afër double-double’it me 35 pikë e 9 kërcime, por që shtoi edhe 6 asiste, 1 vjedhje topi e 1 bllokadë. Juli pikët i shënoi nga tentimet për dyshe nga të cilat kishte 10 shënime nga 16 tentime, dhe shtoi edhe plotë 15 gjuajtje të lira nga 19 tentime. Për këtë kontribut ai u notua me indeksin super-fantastik +41, dy prej më të lartëve këtë xhiro.
5. Në pozitën e qendrës për këtë xhiro, njëherazit e fundit e stinorit vjeshtor të Unikes na vije edhe një lojtar i Pejës, Stephen Maxwell i cili thjesht ishte dominant në trapez ndaj Rahovecit me double-double 35 pikë e 11 kërcime, ai pikët i shënoi kryesisht nga dyshet prej të cilave ishte i saktë plotë 16 herë nga 22 tentime, gjersa realizoi edhe 3 gjuajtje të lira nga 4 tentime, për çka mori notën plus 36, më të lartën për një qendër kte javë.
_______________________________________________________________________
MVP I XHIROS 7 TË LIGËS UNIKE
TYRONE WHITE (PEJA)
Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e pestë të Unikes pa edhe as dyshimin më të vogël i takon super-yllit të ri të Pejës, Tyrone White i cili theu çdo pritshmëri në duelin ndaj Rahovecit, duke lënë nën-hije kundërshtarët me elegancën e jashtëzakonshme të tij.
Me plotë 44 pikë(7 treshe nga 12 tentime, 9 dyshe nga 11 tentime dhe 5 gjuajtje të lira nga 6 tentime), por duke shtuar edhe 7 asiste, 4 kërcime e 1 vjedhje topi dhe me indeksin e pa-parë sivjet prej plus 48, aloja e pejanëve normalisht që shpallet MVP i xhiros në kte xhiro në Ligën Unike.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.