Basketboll

FLAMURTARI I VLORËS MPOSHT PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Flamurtari e ka mbyllur me fitore të madhe stinorin vjeshtor në Ligën Unike të Femrave.

Vashat vlonjate kanë triumfuar ndaj atyre prishtinase me rezultatin 64-57.

Ishte ky një duel tejet interesant me vendaset që e nisën pak më mirë duke e fituar çerekun e parë 20-15, derisa i dyti i takoi ngushtë Prishtinës(11-14) e Flamurtari shkoi në pushim me avantazh të ngushtë 31-29.

Në pjesën e dytë, Flamurtari e nisi më mirë duke e fituar çerekun e tretë 19-12, derisa Prishtinës i takoi ngushtë perioda e fundit(14-16), por pa arritur të përmbysë rezultatin dhe fitorja me meritë ju takoi vendaseve.

Vlen të ceket se Flamurtari sonte luajti me vetëm një pesëshe pa e shfrytëzuar bankën rezervë, ndërsa lojtaret më të dalluara ishin Emma Obryan me triple-double(16pk, 16krc, 10ast e 5 vjedhje topash), Tea Memushi me 15 pikë, Sophie Jacobsson me 13 e Samra Omerbasic me 12 pikë.

Te Prishtina me lojë të mirë u dalluan, Arbnore Përçuku me 15 pikë, Sarag Mgbeike me 14 e Marigona Rushiti me 10 sosh.

Flamurtari e mbyll stinorin vjeshtor të Ligës Unike me 4 fitore e 1 humbje, ndërsa Prishtina me 3 fitore e 2 humbje.

Stinori pranveror i kësaj gare fillon me 26/27janar 2022.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.