HARDEN ME TRIPLE-DOUBLE, NETS I SHKAKTOJNË HUMBJEN E PESTË RRADHAZI LAKERSIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Nets i kanë shkaktuar humbjen e pestë me rradhë skuadrës së LA Lakers.
Skuadra e Steve Nash ka fituar ndaj asaj të Frank Vogelit me shifrat finale 115-122.
James Harden shkëlqeu në këtë fitore të Nets me shifrat magjike triple-double(39pk, 10krc, ast), ndihmuar edhe nga Patty Mills me 34 pikë e Bruce Brown me 16 sosh.
Te Lakers s’mjaftuan për fitore, LeBron James me 39 pikë e Malik Monk me 20 sosh.
Brooklyni gjendet i pari në tabelë në Konferencën Lindore me 22 fitore e 9 humbje. Gjersa, Lakers në Perëndim pozicionohen të 7-tit me 16 fitore e 18 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.