KBF BASHKIMI ME FITORE TË THELLË NDAJ KASTRIOTIT
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka fituar edhe duelin e dytë në stinorin pranveror në Superligën së Kosovës.
Ekipi prizrenas ka triumfuar në udhëtim te Kastrioti i Ferizajit me rezultatin e thellë 21-151.
I gjithë ekipi i Bashkimit realizoi pikë dyshifrore sot, Erjona Krasniqi (27), Merisa Bilalli (26), Besjana Martinaj (24), Ulpiana Emra, Sara Vraniqi e Vesa Krasniqi nga 16, Yllza Uka (14) dhe Aulona Muhadri (12).
Te Kastrioti, Era Aliu kishte 9 pikë e 12 kërcime, derisa Yllza Huruglica shtoi 8 sosh.
Ishte kjo fitorja e 8 sezonale e Bashkimit sivjet, karshi 4 humbjeve. Derisa, Kastrioti mbetet i fundit pa asnjë fitore sivjet.
Në xhiron e ardhshme, Bashkimi e pret Penzën e Kastrioti i shkon Trepçës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.