PRISHTINA E RE NË FORMË, FITORJA E 4-TË RRESHT
Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina e Re po e vazhdon formën e mirë në stinorin pranveror të Ligës së parë.
Ekipi që drejtohet nga Albert Sylejmani, sonte e ka mposhtur Vushtrrinë në udhëtim me rezultat 70-86.
Tre basketbollistë me pikë dyshifrore u dalluan sonte në fitoren e ekipit kryeqytetas, Dion Haxhosaj me double-double (26pk, 16krc), Arbër Sinani shtoi 15 pikë dhe Don Polloshka që realizoi poashtu double-double (17pk, 14ast).
Te Vushtrria me lojë të mirë u dalluan, Engjell Ramaj, Erhan Sholla e Blendi Mehana me nga 15 pikë secili.
Prishtina e Re sonte arriti fitoren e 8-të sezonale karshi 4 humbjeve dhe gjendet e 2-ta me 20 pikë. Derisa, Vushtrria gjendet e 3-ta me 7 fitore e 5 humbje dhe 19 pikë në tabelë.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e Re e luan derbin ndaj Istogut e Vushtrria i shkon Boreas.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.