Basketboll

LIGA UNIKE E MESHKUJVE: CILAT JANË DHE SI U PËRCAKTUAN QIFTET ÇEREKFINALISTE?  

KUSH ME KË TAKOHET NË GJYSMËFINALE TË LIGËS QË BASHKOI BASKETBOLLIN MBARËKOMBËTARË SHQIPTAR

Me ndeshjet Prizreni 16 – Golden Eagle Ylli (68:95) dhe Tirana – Kamza (83:64), të enjten e 24 Marsit ka përfunduar pjesa e rregullt e kampionatit të Ligës Unike 2021/22, edicionit të dytë të ligës e cila bashkoi basketbollin mbarëkombëtar shqiptar. Në fakt, edicioni i sivjetmë është i pari në formatin e ligës e cila u zhvillua në vjesht dhe pranverë pasi që vitin e kaluar për shkak të COVID-it dhe masave restriktive është zhvilluar në formë të turneut Final 8 me eliminime.

Pas përmbylljes së edicionit të rregullt, kampione u shpall Golden Eagle Ylli me vetëm një humbje të pësuar (13-1), skuadër kjo e cila mbron titullin e parë dhe historik të kampionëve të LIgës Unike dhe në këtë mënyrë është kualifikuar direkt në gjysmëfinale sikurse edhe nënkampionia aktuale, KB Peja (9-5)e cila përfundoi e dyta.

LIGA UNIKE E MESHKKUJVE (XHIRO 14) : 

 

RAHOVECI – PEJA 86:68;

VLLAZNIA – TEUTA 69:78;

PRIZRENI-16 – GOLDEN EAGLE YLLI 68:95;

TIRANA – KAMZA 83:64

 

LIGA UNIKE (M) F H Pikët
1. Golden Eagle Ylli 13 1 27
2. Peja 9 5 23
3. Prizreni-16 8 6 22
4. Tirana 7 7 21
5. Teuta 7 7 21
6. Rahoveci 7 7 21
7. Vllaznia 3 11 17
8. Kamza 2 12 16

Pasi Play Offi i Ligës Unike i Meshkujve zhvillohet ngjashëm sikurse në Artmotion Superligën e Kosovës atëherë dy skuadrat e para pas edicionit të rregullt kualifikohen direkt në gjysmëfinale kurse skuadrat nga pozita e tretë deri në atë të gjashtën do të luajnë çerekfinalet.

Nga tabela po shihet se, pas përmbylljes së 14 xhirove të kampionatit të rregullt, në çerekfinale janë kualifikuar Prizreni 16 (3); Tirana (4), Teuta (5) dhe Rahoveci (6). Prizreni 16 është skuadra e cila tuboi 22 pikë mirëpo tri skuadrat tjera, e përfunduan pjesën e rregullt me pikë identike, nga 21 secila dhe këtu në vazhdim AsistiOnline shpjegon si u caktuan çiftet pse erdhi deri tek kjo renditje

 

SI U CAKTUAN ÇIFTET ÇEREKFINALE ?

Përveç  bardh e zinjve prizrenas të cilët u kualifikuan në çerekfinale pa dilema me 22 pikë të tubuar, tri skuadra e përfunduan stinorin e rregullt me pikë të njëjta, nga 21 pikë secila:  Rahoveci, Tirana dhe Teuta.Në këtë rast, bazuar në Propozicionet e Garave të Ligës Unike, përcaktimi i çifteve çerekfinale bëhet bazuar në suksesin fitoreve të shënuara në ndeshjet e ndërsjella ndërmjet këtyre tri skuadrave. Konkretisht, renditja përcaktohet kështu:

 4. Tirana është e para me 3 fitore dhe 1 humbje (pasi e ka mposhtur dy herë Teutën dhe një herë Rahovecin, duke pësuar një herë nga Rahoveci prandaj është më e suksesshmja nga këto tri dhe do ta zë vendin e katërt.

5. Teuta e cila ka sukses prej 2 fitoreve dhe 2 humbjeve (pasi e ka mposhtur 2 herë Rahovecinë dhe ka humbur 2 herë nga Tirana renditet si dyta më e suksesshme në mesin e këtyre tri ekipeve dhe do ta zë vendin e pestë.

6. Rahoveci i cili ka sukses prej 1 fitoreje ndaj Tiranës dhe tri humbjeve (dy nga Teuta dhe 1 nga Tirana) është e treta në mesin e këtyre tri skuadrave dhe pjesën e rregullt të kampionatit e përmbyll në pozitën 6.

Pra, çiftet çerekfinale do të jenë Prizreni 16 – Rahoveci dhe Tirana – Teuta.

 

SI ZHVILLOHEN ÇEREKFINALET?

Gjithashtu duhet theksuar se në çerekfinale do të zhvillohen vetëm nga dy ndeshje me vajtje ardhje dhe në fund do të shikohet kosh-averazhi më i mirë nëse ndodh që ekipet të fitojnë secila nga një ndeshje. Edhe një tjetër fakt të cilin duhet ta dini është se nikoqire të ndeshjeve të para do të jenë skuadrat të pozicionuara më poshtë në tabelë. Në kte rast konkret , ndeshjet e para çerekfinale  të cilat zhvillohen të mërkuren e ardhshme me 30 Mars janë:

E Mërkure, 30 Mars, në Palestrën Mizahir Isma do të takohen RAHOVECI – PRIZRENI 16 kurse në Ramazan Njala në Durrës do të luajnë TEUTA – TIRANA kurse ndeshjet e kthimit do të zhvillohen një javë më vonë, të mërkuren me 6 Prill, në Sezai Surroi luajnë PRIZRENI 16  – RAHOVECI  dhe në Palestrën Farie Hoti TIRANA e pret TEUTËN

 

KUSH ME KË TAKOHET NË GJYSMËFINALE ?

Fituesit e çerekfinaleve që kualifikohen për gjysmëfinale do t’i bashkohen Golden Eagle Yllit dhe Pejës në FINAL FOUR i cili zhvillohet me datat 20 – 21 Prill, ndërsa vendi ende nuk është caktuar. Në gjysmëfinalen e parë të FINAL FOUR 2022 të LIGËS UNIKE TË MESHKUJVE, Golden Eagle Ylli e pret fituesin nga çerekfinalja Tirana – Teuta kurse në gjysmëfinalen e dytë, Peja do të takohet me fituesin e çerekfinales Prizreni 16 – Rahoveci

 

 

Komentet janë të mbyllura.