Basketboll

BASHKIMI FITON DHE FUTET NË “PLAY OFF”, DRITA LUAJTI SONTE SFIDËN E FUNDIT NË ELITË

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka mbyllur stinorin e rregullt të elitës së basketbollit të Kosovës me fitore.

Prizrenasit arritën që të shënojnë fitore rutinore ndaj Dritës me shifrat e thella 48-106.

Shtatë basketbollistë arritën pikë dyshifrore te Bashkimi sonte, Elvan Iljazi (17), Ensar Muriqi e Valon Bunjaku(14), Terrence Thompson (13), Hajriz Hazeri (11) dhe John Florveus e Julien Lewis (11).

Te Drita u dalluan, Nart Llapashtica me 18 pikë e Laurant Ibrahimi me 10 sosh.

Bashkimi e mbyll stinorin në pozitën e 6-të me 12 fitore e 16 humbje, derisa Drita bie nga elita me 28 humbje nga po aq ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.