Prishtinë(AsistiOnline) – Të dielën që lamë pas u zhvillua dueli i tretë i serisë finale të ArtMotion Superligës, mes Yllit dhe Trepçës.
Në palestrën ”13 Qershori” në Therandë u pa një atmosferë fantastike dhe krejtë kjo falë mardhënieve të mira që kanë të dyja klubet mes vete, por edhe tifozëritë.
klubi i Trepçës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare e ka falenderuar qytetin e Suharekës, për mikpritjen që i’u është bërë ”minatorëve” në dy duelet e zhvilluara atje.
”Duam të falënderojmë Golden Eagle Ylli dhe gjithë Suharekën për pritjen vëllazërore që i është bërë klubit dhe tifozëve tanë në dy ndeshjet finale të këtij edicioni në PlayOff”, thuhet në postim të bashkëngjitur edhe me një fotografi.
Seria finale mes Trepçës dhe Yllit është 1-2 në favorin e ekipit nga Suhareka e dueli i katërt i serisë zhvillohet të enjtën në ”Minatori”.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.