Basketboll

Trajneri Zeqiri flet për krizën te Ylli dhe tregon se çfarë do të ndryshojë për duelin e sontëm ndaj Trepçës

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndihmës-trajneri i Golden Eagle Yllit, Petrit Zeqiri në ASIST, foli për formën e dobët të therandasve dhe se çfarë mund të presin tifozët për duelin e sontëm ndaj Trepçës.

Ai tha se kanë ndikuar shumë faktorë, por pret reagimin e skuadrës.

Po ne e vërtetë kemi startuar me katër humbje radhazi. Kriza veçse po shihet se po thellohet çdo ditë më shumë. Sigurisht se kanë ndikuar lëndimet e lojtarëve, të cilët në fazën përgatitore kanë ndodhur pas dy javësh përgatitje, është lënduar Gëzimi, pastaj është lënduar plejmejkeri në ndeshjen me Rahovecin. Numri i vogël i lojtarëve vendorë, rotacioni i vogël, pastaj derisa e kemi krijuar ekipin vazhdimisht kanë ardhë lojtarë të rinjë të cilët vështirë është me kap sistemin e lojës të cilin ne e bëjmë. Normalisht duhet më shumë kohë, mandej ka ardhur edhe deri te rezultatet të cilat, ndeshje ndoshta janë ardhur shpejtë për kohën që e kemi pas të përgatitjeve dhe e dimë, rezultatet 4 humbje janë. Mirëpo çdo lojë është storie në vete dhe po shihet se çdo ekip mundet ta mposht çdo ekip tjetër, do të hyjmë në lojë maksimalisht për të fituar dhe çka do të jap loja, do të shohim”, tha Piti.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.