Basketboll

Z MOBILE PRISHTINA – RAHOVECI 110:82 (1:0)

SUPERLIGA – FINALJA E PLAY OFFIT

Z Mobile Prishtina ka startuar me fitore në serinë finale të Play Offit të sivjetmë duke e mposhtur Rahovecin Bashkimin me rezultat të thellë 110:82 dhe kaluar në epërsi prej 1 me 0

Ishte kjo fitorja e 6 rresht e prishtinasve ndaj Rahovecit kte sezon, pasi e kishte mposhtur 4 herë në pjesën e rregullt të kampionatit, pastaj në finalen e Kupës dhe tash në ndeshjen e parë të finales së Play Offit

Tek prishtinasit të gjithë dhjetë lojtarët e inkuadruar në lojë u shënuan në listën e realizuesve , 5 shënuan pikur dyshifrore kurse lider i skuadrës në shënimin e pikëve në kthimin e tij pas lëndimit ishte Dardan Berisha i cili për 24 minuta e gjysmë lojë realizoi

20 pikë, prej tyre tre treshe dhe shtoi 4 kërcime dhe 5 asistime.

Megjithatë, lojtari më i dobishëm i skuadrës ishte fundori reprezentues, Mikaile Tmusiq i cili përpak nuk shënoi triple double pasi i munguan nga 2 kërcime e asistime. Tmusiqi ndeshjen  e përmbyll me 18 pikë, prej tyre 4 treshe ndërsa kërceu dhe asistoi nga 8 herë. Po ashtu duhet theksuar mbrojtjen e tij fantastike me të cilën arriti të vjedh tre topa.

Plejmejkeri amerikan Divine Myles kontribuoi me 16 pikë duke shtuar edhe 4 kërcime dhe po aq asistime ndërsa kapiteni Edmond Azemi, përkundër lëndimit ende të pashëruar si duhet, luajti 22 minuta dhe për këtë kohë shënoi 14 pikë dhe atë me përqindje të lartë nga loja:, për treshe gjuajti 5 herë dhe qëlloi tri kurse gjuajti dhe qëlloi të dy dypikëshat  ndërsa shtoi edhe 6 kërcime, 3 asistime dhe në mbrojtje ishte sikurse Tmusiqi agresiv dhe vodhi 2 topa.

Me 12 pikët e tij për 20 minuta sa i kaloi në parket, fundori i ri Valon Bunjaku shënoi 12 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

Nga ana tjetër, njeriu i cili nuk pushoi asnjë sekondë të vetme gjatë ndeshjes dhe ia dha hakun qëndrimit në lojë, ishte Deshon Minnis . Me 30 pikë të shënuara , duke shtuar 4 kërcime, 2 asistime dhe 4 topa të vjedhur ai ishte lojtari me indeksin më të lartë në takim dhe u mundua që t’i zgjoi bashkëlojtarët e tij por në kte takim nuk ia arriti sepse përveç tij, pikë dyshifrore për Rahovecin ka realizuar vetëm edhe Fredd Richardson.

Të enjten nuk e kishte natën e tij,  ishte i mbuluar tepër mirë dhe realizoi vetëm 13 pikë, që është dukshëm nën mesatarën e tij. Përshtypjen deri diku e ka përmirësuar me 7 kërcime.

Është interesant të thuhet se tek mysafirët, 3 lojtarë realizuan  nga 8 pikë kurse.

gjiganti Endrju Uashington përveç 8 pikëve, bëri 9 kërcime…James Stanback  realizoi 8 pikë e 8 kërcime . Treshen e rahovecianëve që shënuan nga 8 pikë e përmbylli Juniku kurse heroi i Rahovecit në seritë çerekfinale dhe gjysmëfinale, Atik Koshi, luajti me 9 pikë, e 4 kërcime .

Ishte kjo fitorja e 32 –të e bardh e kaltërve që sivjet nuk dinë për humbje në 31 ndeshjet paraprake, 28 në pjesën e rregulltë dhe tri në ndeshjet gjysmëfinale kundër Bashkimit

Prishtina e nisi shumë fuqishëm këtë përballje dhe në 5 minutat e para e udhëhequr me dy treshet e Dardan Berishës dhe në total 8 pikët e tij, vendasit realizuan seri prej 18 me 4, për realizimin e të cilës kontribuan të gjithë lojtarët Krestinin, Myles dhe Bashir. Kjo seri e realizuar e demoralizoi  kundërshtarin që në start dhe fal stuhisë të cilën e shkaktoi Prishtina, pas dhjetë minutave të para epërsia shkoi në 14 pikë epërsi, 32:18.

Gjatë këtij çereku prishtinasit ishin tejet efikas nga loja dhe realizuan 5 treshe: Dardani dhe Tmusiqi nga dy dhe një tjetër e shënoi Fisnik Rugova.

Loja e shkëlqyeshme e vendasve vazhdoi edhe në çerekun e dytë të cilin e nisi Dardan Berisha me dyshen e parë , për ta përmbyll pikërisht ai për epërsi tejet të thellë .

Kaltër e bardhët përsëritën çerekun e parë dhe … edhe këtë pjesë të lojës e përmbyllën me 14 pikë më shumë të shënuara se Rahoveci. Kjo bëri që në fund të 20 minutave të para, totali i plusit të dyfishohet dhe shkoi në 28… 60:32.

Treshet e Tmusic qe ishte shume I sakt  ishin ato qe quan priishtine ne pushim mes pjeseve me nje avantazh prej 28 pikeve pasi semafori pas 20 minutave loje tregonte 60 me 32

Me tu kthyer në parket, prishtinasit nuk i dhanë rast për këndellje mysafirëve. Përkundrazi, vazhduan me bombardime për tri pikë dhe realizuan 5 trepikësha ndërsa në finish të çerekut të tretë, pas këtyre pikëve të Milesit  7 sekonda pa përfnduar kjo pjesë e lojës, Prishtina krijoji 35 pikë epërsi.kuun e tret nuk eshte se ndryshoi diqka .

Në çerekun e fundit,  trajneri i Prishtinës Damir Mullaomeroviqi inkuadroi të gjithë basketbollistët që i kishte në dispozicion në bankën rezerv dhe këta nuk ja quan besimin huq sepse të gjithë shënuan pikë.

Madje Rilind Krasniqi i ri për pak më shumë se 5 minuta lojë shënoi 7 pikë me përqindje të lartë.

Nga ana tjetër, përveç Minisit dhe Richardsonit mungoi kontributi i bashkëlojtarëve tjerë dhe krejt çka arriti të bëjë Rahoveci ishte ta zvogëloi epërsinë dhe ndeshja u mbyll me rezultat 110 me 82 apo 28 pikë epërsi për Prishtinën e cila kështu startoi me fitore në finalen e Play Offit që luhet sipas sistemit vajtje ardhje nga një lojë dhe tash …ndeshja e dytë zhvillohet në Rahovec, të dielën me fillim nga ora 17.

Komentet janë të mbyllura.