Pesëshja e javës dhe MVP nga xhiro e 11-të e elitës kosovare
Prishtinë(AsistiOnline) – Këtë javë pesëshja më e mirë dominohet nga lojtarët e Vëllaznimit të Gjakovës, me gjithsejt tre basketbollistë.
1. Plejmejkeri më i mirë këtë javë, është pa dyshim Anthony Adger i Vëllaznimit që organizoi në mënyrë fenomenale, lojën e skuadrës në fitoren senzacionale ndaj Pejës. Adger luajti me 21 pikë, 7 kërcime, 2 asistime dhe 2 topa të vjedhur pa e humbur asnjë. Duke shënuar 3 treshe shumë të rëndësishme dhe duke qëlluar gjuajtje të lira, pa huqur asnjë në çastet vendimtare, për çka u notua me indeksin plus 23, më të mirin për një playmaker në xhiron 11.
2. Fundori më i mirë realizues, këtë xhiro shpallet Jordan Harris, bashkëlojtari i Adgerit që luajti me 17 pikë, 4 kërcime , 4 asistime dhe 2 topa të vjedhur, gjithashtu duke mos humbur asnjë dhe duke qëlluar 5/5 nga gjuajtjet e lira, katër prej tyre në minutën e fundit dhe me indeksin prej plus 21, ishte fundori më i mirë i javës.
3. Aloja më e mirë kte javë, ishte Chris Seeley i Rahovecit, lojtari i ndeshjes në fitoren e ‘vreshtarëve’ kundër Bashkimit. Ai për pak sa nuk realizoi double double dhe në fitoren e dytë të Rahovecit sivjet, kontribuoi me 19 pikë e 8 kërcime, duke shtuar 5 asistime, kurse nga vija e gjuajtjeve të lira, ishte perfekt duke shënuar të gjitha 8 tentimet dhe për këtë u vlerësua me indeksin më të lartë për një alo kte xhiro, prej +26.
4. Alo-qendra më e mirë kësaj here, është Emanuell Omogbo i cili kompleton treshen e gjakovarëve në pesëshen më të mirë. Omogbo ishte i shkëlqyeshëm me double prej 15 pikëve e 14 kërcimeve, asistoi 3 herë dhe vodhi 1 top e bëri 1 bllokadë. Omogbo pati efikasitet prej 70% nga loja për dy pikë, duke merituar indeksin më të lartë për një alo qendër ktë javë, plus 22.
5. Krejt në fund, në pozitën e qendrës kemi, Brooks DeBisschopin të porsaardhurin në Sigal Prishtinë i cili, porsa zbarkoi në elitën e basketbollit tonë, dominoi me double double prej 24 pikëve e 14 kërcimeve, asistoi 2 herë dhe vodhi 1 top e bëri 1 bllokadë, duke qenë lojtari i ndeshjes në ”el klasikon” kundër Trepçës. Ai pati punë shumë të vështirë kundër Gordonit, Clevon Brownit dhe Drilon Hajrizit dhe në kte derbi shkëlqeu me indeks fenomenal prej +30 , që e bën të shpallet qendër më e mirë e e xhiros 11.
MVP I XHIROS 11
BROOKS DEBISSCHOP (SIGAL PRISHTINA)
Adhurues të basketbollit, pa asnjë dilemë fare, qendra e Sigal Prishtinës, Brooks DeBisschop i cili me shfaqjen e tij fenomenale ishte më meritori për fitore në kryendeshjen e kësaj jave kundër Trepçës me double double prej 24 pikëve e 14 kërcime dhe me indeksin fantastik prej plus 30, shpallet MVP i Javës në ASIST.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.