Basketboll

Peja e demolon Beroen në mes të Bullgarisë, verdhezinjët në super-formë me trajnerin e ri

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka arritur edhe fitoren e tretë me radhë dhe të dytën për dy ditë në Ligën Ballkanike.

Ekipi verdhezi nga Kosova triumfoi sonte në Stara Zagora ndaj Beroes me shifrat e thella 78-111.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte deri diku rivalizuese (16-28, 27-23) dhe u mbyll me 8 pikë avantazh për Pejën 43-51, por në pjesën e dytë ekipi nga qyteti i bukur kosovar, shpërtheu duke fituar thellë periodat tre dhe katër (20-34, 15-26) me çka arriti triumf meritor.

I gjithë ekipi i Pejës sonte realizoi pikë me më të dalluarit, Devoe Joseph me 23 pikë, Jalen Tate 22, Arian Qallaku 15 e Brad Waldow me 10 sosh, dhe me ardhjen e trajnerit të ri, Rami Hadar, te Peja po shihet një lojë e jashtëzakonshme ekipore e me atmosferë fantastike përbrenda grupit të lojtarëve.

Te Beroe sonte u dalluan paksa, Kelsey Barlow me 16 pikë e Darius Hall me 14 sosh.

Aktualisht, Peja ka 6 fitore e 1 humbje në këtë garë dhe duelin e radhës e zhvillon me 9 mars ndaj ekipit tjetër kosovar, Bashkimit në ”Sezai Surroi”.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.