Basketboll

Mijoviç e nis me Buduçnostin me humbje minimale nga Partizani i Obradoviqit

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i Bashkimit dhe Prishtinës, Petar Mijoviç e ka nisur aventurën me Buduçnostin me humbje minimale.

Skuadra nga Podgorica është mposhtur në kuadër të ABA Ligës nga gjiganti serb, Partizani me shifrat tepër të ngushta 82-83, duke bërë një luftë madhe ndaj ekipit të trajnerit ikonik, Zheljko Obradoviq, që sivjet e siguroi edhe play off-in në Euroligë.

Mijoviç, mori drejtimin e Buduçnostit vetëm para pak ditësh dhe duket se fryma e re që solli ish-trajneri i skuadrave kosovare, ka pasur impakt të menjëhershëm.

Me ekipin malazez, Mijoviç do të luajë në play off të ABA Ligës duke e nisur nga pozita e tretë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.