Basketboll

Vëllaznimi nënshkruan me ish-trajnerin e Bashkimit, Audrius Prakuraitis

Prishtinë(AsistiOnline) – Audrius Prakuraitis do të jetë trajner i Vëllaznimit për edicionin 2023/24.

Sipas informacioneve që posedon AsistiOnline.com, Prakuraitis është pajtuar me drejtuesit e skuadrës gjakovare për të marrë drejtimin e tyre në edicionin e ri të garave.

Lituanezi në edicionin që lamë pas, drejtoi skuadrën e Bashkimit dhe së bashku arritën deri në play off të Superligës, por që në çerekfinale u mposhtën nga Trepça 2-0.

Prakuraitis në stinorin 2016-17, kishte qenë pjesë e skuadrës së Sigal Prishtinës me të cilën fitoi Kupën dhe titullin e kampionit.

Përpos Prishtinës dhe Bashkimit, Prakuraitis ka udhëhequr edhe skuadra si: Panevezys (Lituani), Targu Mures (Rumani), Sibiu (Rumani), Trefl Sopot (Poloni), Dnipro (Ukrainë), Khimik (Ukrainë) etj.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.