Basketboll

Peja 03 synon të jetë befasi, afër marrëveshja me trajnerin turk Furkan Saglik

Prishtinë(AsistiOnline) – Një skuadër e re i’u është shtuar sivjet Superligës së Kosovës te femrat.

Peja 03 një ekip simpatik dhe me ambicie të mëdha, do të bëjë gara në elitën e basketbollit kosovar femëror dhe pritet të jetë ekip tejet rivalizues.

AsistiOnline.com ka mësuar se drejtuesit e klubit pejan i janë përvishur punës për kompletimin e ekipit dhe janë afër marrëveshjes me trajnerin turk, Furkan Saglik për ti drejtuar në edicionin e ri.

Të kujtojmë se Saglik në të kaluarën ka qenë trajner tek KBF Bashkimi duke fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, derisa prej dy vitesh është angazhuar edhe në Përfaqësueset e reja të Kosovës për femra.

Vitin e kaluar, Saglik drejtoi Kosovën U20 te femrat e sivjet është angazhuar me Kosovën U18 poashtu tek femrat. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.