Samir Zekiqi konfirmon largimin nga Peja
Prishtinë(AsistiOnline) – Samir Zekiqi nuk do të jetë pjesë e Pejës për edicionin e ri.
Basketbollisti mitrovicas ka njoftuar se ka ndarë rrugët me ekipin verdhezi, derisa ka falenderuar të gjithë ata që e përkrahën sa ishte pjesë e tyre.
”Njoftime nuk do të jem më pjesë e klubit KB Peja. Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët, për mbështetjen e dhënë. Klubit i dëshiroj sukses në vazhdim”, shkruan në njoftimin e Zekiqit.
Ende nuk është definuar se ku do të transferohet Zekiqi për stinorin e ri, por që është përmendur Ponte Prizreni si një destinacion i mundshëm.
Komentet janë të mbyllura.