Basketboll

Edhe një amerikan te Peja, vije nga elita zvicrane

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja po vazhdon me përforcime të huaja edhe pas mbylljes zyrtare të afatit kalimtar veror.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, verdhezinjët së fundmi kanë nënshkruajtur me fundorin amerikan, Jay Jay Chandler.

Lojtari në fjalë është i gjatë 193 centimetra dhe luan në pozitat 1/2, derisa në edicionin 2022/23 ishte pjesë e ekipit zvicran ”Monthey” ku luajti me mesatare prej 16.9 pikëve, 5.7 kërcime e 3.2 asiste.

Para ardhjes në Evropë, Chandler ka luajtur në SHBA me kolegjin ”University of South Alabama Jaguars”.

23 vjeçari është përforcimi i pestë i huaj te Peja, pas Jacob Calloway, Tervell Beck, Larry Thomas e Justin Davis.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.