Këto janë tri Kombëtaret e vetme që s’kanë shijuar fitore ende në Botëror
Prishtinë(AsistiOnline) – Prej gjashtë ditësh po zhvillohet Kampionati Botëror 2023.
Turneu më prestigjioz i basketbollit për shtete sivjet po zhvillohet me format më ndryshe dhe në tri shtete: Japoni, Filipine e Indonezi, shkruan AsistiOnline.com
Sivjet po garojnë 32 shtete dhe përpos garës për pozitat e para, sivjet edhe shtetet që eliminohen në fazat e hershme po luftojnë për pozitat 9-17 dhe 17-32.
Sot ka filluar faza e dytë e shteteve që janë eliminuar nga faza grupore dhe do të luftojnë për pozitat 17-32.
Pas gjashtë ditëve me ndeshje, vetëm tri Kombëtare nuk kanë arritur ende të fitojnë të paktën një ndeshje e ato janë: Irani, Jordania dhe Venezuela.
Të tria kombëtaret e lartëcekura, kanë pësuar nga tri humbje në fazën grupore, derisa edhe sot për pozitat 17-32 nuk arritën fitore eventuale.
Mbetet të shihet nëse gjatë ndeshjeve në vijim këto ekipe do të arrijnë ndonjë fitore e në të kundërtën do të hynin në historinë e zezë të Botëroreve.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.