Kroati Jaksa Vulic merr drejtimin e Sigal Prishtinës
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka zyrtarizuar sonte trajnerin e ri të skuadrës.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar për marrëveshje me trajnerin kroat, Jaksa Vulic.
60 vjeçari, së fundmi drejtoi ekipin e Cibonës me të cilët u nda në dhjetor, pas drejtimit nga fillimi i stinorit.
Me Cibonën sivjet, Vulic kishte bilanc total prej 21 ndeshjeve, derisa dorëheqja e tij nga Cibona erdhi për shkak të problemeve financiare në klub.
Përpos Cibonës, Vulic ka drejtuar edhe ekipe si: Cedevita, Dubrava e Zagrebit Bosco (Kroaci), Shiroki (Bosnje), Spliti, Helios Domzale e Tajfun Sentjur (Slloveni) etj.
Me disa prej ekipeve të lartëcekura, Vulic ka edhe trofe të fituar, si kampion në Slloveni, fitues i Kupës në Bosnje dhe fitues i trofeut ndërkombëtar Alpe Adria Cup etj.
Trajneri kroat ka drejtuar edhe Kroacinë U18 në edicionin 2011-12 dhe Bosnje e Hercegovinën U18 me të cilët u shpallën kampionë të Evropës në vitin 2011.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.