KOSOVA(U20 M) SOT E NIS KAMPIONATIN EVROPIAN(B)
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e Meshkujve e nis Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Matosinhos të Portugalisë, Kosova sot luan kundër Estonisë ndeshje kjo që nis në ora 17:00 me kohën tonë.
Djelmoshat të udhëhequr nga Ibrahim Karabegu do të jenë në Grupin C, së bashku me Estoninë, Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë dhe Armeninë.
Në këtë Kampionat Evropian marrin pjesë 21 Kombëtare, që janë të ndara në katër grupe, 3 grupe me Përfaqësuese dhe pikërisht Grupi C me 6, aty ku ndodhet edhe Kosova.
Tri Kombëtaret e para do të kualifikohen në Divizionin A. Dy vendet e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi 3 dhe 4 do të luajnë për pozitat 9-16, kurse 5-6 për vendet 17-21.
Komentet janë të mbyllura.