Basketboll

P.C Prizreni ndahet me trajnerin Tuncaj Bostanci

Prishtinë(AsistiOnline) – Proton Cable Prizreni i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm, Tuncaj Bostanci.

Informacionin për largimin e tij e ka bërë vetë klubi prizrenas, që ka njoftuar se ka ndarë rrugët me të.

”Sot pas një diskutimi dhe analize të gjatë në mes të udhëheqësis së klubit dhe trajnerit aktual Tuncay Bostanci me marrëveshje të dyanshme jemi dakorduar që ai më nuk do ta drejtojë skuadrën në vazhdim të kampionatit. Bostanci tani do ketë një pozicion tjetër në klub si kordinator përgjegjës dhe këshilltar profesional i shtabit teknik. Klubi vlerson lart kontributin e tij si trajner dhe falenderojm për korektësin e treguar ndaj ekipit duke liruar pozitën e trajnerit”, shkruan njoftimi i klubit prizrenas.

Bostanci mori drejtimin e Prizrenit në fillim të edicionit.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.