Prishtina me fitore jo të lehtë ndaj Istogut
Sigal Prishtina mundi Istogun në kryeqytet me rezultat 68:83 (22:21, 13:21, 18:16, 15:25) në javën e 18-të, ku istogasit rezistuan për 35 minuta, por bardhekaltrit ishin vendimtarë në pesë minutat e fundit dhe triumfuan me 15 pikë dallim.
Në çerekun e parë u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa mundur për tu shkëputur në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 22:21. Por, në periudhën e dytë për një nuancë prishtinasit ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 35:42.
Lojë kryesisht e barabartë u zhvillua edhe në periodën e tretë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 53:58. Megjithatë, në pesë minutat e fundit dhe vendimtar, kryeqytetasit u shkëputën dhe fituan 68:83.
Te Istogu u dalluan Arian Azemi me 20 pikë e pesë asistime, Tyres Prince me 17 pikë e 11 kërcime dhe Labinot Kelmendi me 15 pikë, ndërsa më i miri te Sigal Prishtina ishte Fisnik Rugova me 21 pikë, 15 kërcime e pesë asistime.
Istogu vazhdon të jetë në vendin e fundit me një fitore e 17 humbje, ndërsa Sigal Prishtina numëron 12 fitore e gjashtë humbje.
Komentet janë të mbyllura.