Basketboll

Asisti sonte sjell Kupën te vendi i Kupave, mysafirë kryetari dhe kapiteni i Trepçës

Adhurues të basketbollit, edicioni 2024 i Prince Cafe Superligës përfundoi me finalen e pestë  dramatike dhe fantastike.

Trepça u shpall kampione për herë të pestë në histori duke e mposhtur Golden Eagle Yllin pas një beteje të madhe të titanëve.

Trepça dhe Golden Eagle përgatitën një shou basketbolli në reprizën e finales 2022 ku kësaj here në Minatori festoi Trepça e cila në dy vitet e kaluar i humbi dy tituj rresht.

Në finalen e vitit 2022 ishte pikërisht Ylli ai i cili festoi në Minatori kurse edicionin e kaluar pas serisë fantastike dhe dramatike e cila shkoi në 5 ndeshje dhe atë në ndeshjen e fundit patëm vazhdime, Peja u stolis me titull kampioni me koshin në sekondat e fundit.

Sivjet ishte e treta e vërteta për Trepçën e cila e theu mallkimin e ndeshjes vendimtare në Minatori. 

Ishte ky një edicion historik për mitrovicasit që fituan katër trofe: Superkupën e Kosovës, Kupën e Kosovës, Ligën Unike dhe së fundmi titullin e kampionit. 

Sa ishte e vështirë të arrihet ky sukses?

Cilat ishin sfidat dhe problemet gjatë këtij rrugëtimi?

Analiza e këtij edicioni dhe planet për edicionin e radhës?

Gjitha këto i bisedojmë sonte me mysafirët special të ASISTIT 583:

Vulnet Sefaja kryetari i KB Trepçës dhe Valdrin Haxhiu, kapiteni i skuadrës të cilët i sjellin Kupat vendi i Kupave.  

Sonte vjen edhe blloku special Euroleague në ASIST ku mësojmë se kush është miku i ngushtë kosovar i trajnerit Engin Ataman, kampionit të ri të Evropës me Panathinaikosin.

Natyrisht edhe sonte vijnë yjet më të forta të basketbollit botëror në  NBA n’Asist dhe krejt në fund të ASISTIT 583 ju sjellim ajkën dhe Top Aksionet e finales së pestë vendimtare të Prince Cafe Superligës:  Trepça – Golden Eagle Ylli.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 583 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.