Orari i Kosovës në të dyja konkurrencat për nesër
Për herë të parë në vendin tonë, do të organizohet FIBA 3×3 Europe Cup. Kjo ngjarje e rëndësishme për basketbollin 3×3 do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë më 8 dhe 9 qershor.
Gara do të ketë nga mëngjesi i së shtunës deri në mbrëmje, përkatësisht nga ora 9:30 të mëngjesit deri në ora 22:30, derisa të dielën zhvillohet ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalet.
Finalet do të zhvillohen nga ora 18:40 e femrave dhe 19:05 e meshkujve. Kosova do të paraqitet në të dyja konkurrencat në këtë event dhe synon paraqitje sa më të mira. Vashat e Kosovës janë në grup me Qipron, Andorrën dhe Irlandën.
Ndërkohë, Dardanët do të ndeshen me Azerbajxhanin, Qipron, Shqipërinë dhe Armeninë.
Komentet janë të mbyllura.