Sot luan Kosova 3×3 në Prishtinë, të gjithë në përkrahje për vashat dhe djemtë tanë
Për herë të parë në Kosovë, sot dhe nesër do të organizohet garën FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier.
Kjo garë do të mbahet më 8 dhe 9 qershor, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier do të përfaqësohet edhe Kosova në të dyja konkurrencat, andaj të gjithë nga ne duhet që të ju japim përkrahje të madhe dy ekipeve tona përfaqësuese.
Në ekipin e femrave do të paraqiten Aulona Muhadri, Astera Tuhina, Enisa Kamerolli dhe Agnesa Rrahmani.
Ndërkohë, në ekipin e meshkujve të Kosovës janë gjashtë lojtarë që po përgatiten, derisa në fund do të përzgjidhen katër lojtarë, që do të garojnë në FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier.
Gjashtë lojtarët e grumbulluar janë: Mirlind Zekaj, Kujtim Ujkani, Burim Zekiqi, Donat Rexhepi, Atik Koshi dhe Ardit Pepaj.
Orarin e gjeni brenda lajmit:
Komentet janë të mbyllura.