Basketboll

Sonte finalja e Kampionatit për Shtetet e Vogla te Femrat, i cili po mbahet në Prishtinë

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit për Shtetet e Vogla te Femrat, i cili po mbahet në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Malta dhe Norvegjia takohen në sfidën vendimtare e cila përcakton fituesin e këtij trofeu simbolik.

Kjo ndeshje e madhe finale luhet nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Deri tani të dyja ekipet kanë nga 4 fitore dhe janë pa humbje e mbetet të shihet se cila skuadër do të pësojë humbje e cila do të ngrejë trofeun.

Vlen të ceket se Shqipëria mbrëmë u eliminua në gjysmëfinale dhe nga ora 18:00, sot luan ndaj Qipros për medaljen e bronztë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.