Basketboll

Kosova U18 te meshkujt sot e nis Evropianin e Divizionit B

Kosova U18  nga sot do të marrë pjesë në FIBA U18 EuroBasket, Divizioni B i cili zhvillohet deri me 4 gusht në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Para udhëtimit, përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Brahim Veseli, ka shpallur listën me 12 lojtarë.

Kosova është në Grupin B, së bashku me Estoninë, Zvicrën, Poloninë, Hungarinë dhe Islandën.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon sot ndaj Estonisë.

Orari

26 korrik

13:30 Estonia-Kosova

27 korrik

16:00 Hungaria-Kosova

28 korrik

18:30 Zvicra-Kosova

30 korrik

13:30 Islanda-Kosova

31 korrik
15:00 Kosova-Polonia

Komentet janë të mbyllura.