Basketboll

FBK me njoftim të rëndësishëm për klubet dhe lojtarët

Federata e Basketbololit të Kosovës ka njoftuar se si organi i vetëm përgjegjës për organizimin e të gjitha garave të basketbollit në territorin e Republikës së Kosovës, informon të gjitha klubet dhe palët e tjera të interesit për procedurat lidhur me kootizimin dhe licencimin e klubeve për sezonin e ardhshëm sportiv. Ky proces është i rëndësishëm për të siguruar një konkurrencë të drejtë dhe transparente, si dhe për të përmirësuar standardet e përgjithshme të basketbollit në Kosovë.

Sipas njoftimit të gjitha klubet dhe shkollat e basketbollit janë të detyruara të paguajnë një shumë të caktuar në emër të kootizimit për të marrë pjesë në garat e organizuara nga FBK. Shuma e kootizimit është e ndryshme varësisht nga kategoria në të cilën konkurron klubi/shkolla e basketbollit.

Superliga Meshkujve obligohet të paguaj 1.500 euro për kootizim ku përfshihen edhe licencat për gjeneratat e reja, ndërsa Superliga Femrat, Liga e Parë Femrat janë të liruara nga kootizimi, kurse Liga e Parë Meshkujt dhe Liga e Dytë Meshkujt paguajnë shumën në vlerë prej 150 euro.

Sa i përket klubeve apo shkollave të basketbollit të cilat nuk marrin pjesë në garat seniore, vlera për licencë është 50 euro për secilën gjeneratë që paraqitet për pjesëmarrje në gara.

Ndërkaq për regjistrimin e lojtarëve në FBK, klubet dhe shkollat e basketbollit obligohen të paguajnë shumën prej 10 euro për lojtar/e për licencë.

Komentet janë të mbyllura.