Gjermania është gjysmëfinalistja e parë e Olimpiadës
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e botës, Gjermania e ka arritur gjysmëfinalen e Olimpiadës 2024 e cila po mbahet në Francë.
Gjermanët e kanë mposhtur në çerekfinale skuadrën e Greqisë me shifrat e përgjithshme 76-63.
Franz Wagner ka qenë lojtari më i dalluar në këtë fitore të gjermanëve me 18 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Dennis Schroder me 13 e Johannes Thiemann me 10 pikë të tjera.
Giannis Antetokounmpo s’mjaftoi te Greqia me 22 pikë e as Thomas Walkup me 12 sosh.
Me këtë fitore, Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale të Olimpiadës dhe futet në garë, minimalisht për medaljen e bronztë, në anën tjetër, Greqia eliminohet nga gara dhe mbetet pa medalje.
Vlen të ceket se në katër Olimpiadat e fundit ka triumfuar SHBA-ja. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.