Basketboll

Trepça sonte luan kundër Caledonia Gladiators në Mitrovicë

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça sonte luan në kuadër të fazë grupore në kompeticionin evropian, FIBA Europe Cup.

Ekipi mitrovicas ndeshet me skuadrën skoceze, Caledonia Gladiators në duelin i cili fillon nga ora 18:30.

Deri tani të dyja këto ekipe kanë nga 2 humbje në të dyja ndeshjet e grupit, nga Dijoni i Francës dhe Ludwigsburgu i Gjermanisë dhe sot kërkojnë fitoren e parë.

Ekipi ynë kosovar sivjet ka rënë në këtë grup shumë të vështirë me dy skuadrat gjermane dhe franceze, andaj përballja e sotme me ekipin skocez mund të jetë më e lehtë në letër, por jo edhe në parket andaj duhet të kërkohet me çdo kusht fitorja duke dhënë maksimumin në parket.

Ndeshja transmetohet direkt në Artsport1 dhe YouTube.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.