Basketboll

Paratë nga biletat për ndeshjen Trepça-Caledonia shkojnë për bamirësi, andaj të gjithë në palestër

PPrishtinë(AsistiOnline) – Sfida e sontme mes Trepçës dhe Caledonias nga Skocia, është e rëndësishme edhe për një arsyje tjetër.

Klubi mitrovicas ka dhënë një shembull fantastik, duke marrë vendim që të gjitha paratë që mblidhen nga shitja e biletave, të shkojnë të destinuara për një vogëlush të sëmurë nga qyteti i Mitrovicës.

Sigurisht që kjo duhet të jetë një motiv tjetër për secilin prej nesh, që përpos se ta përkrahim ekipin kosovar në garat evropiane, të blejmë edhe një biletë e cila kontribon në bamirësi dhe së bashku mund të shpëtojmë jetë.

Bileta e ndeshjes kushton 3 euro dhe dalin në shitje nga ora 11:00 e mesditës së sotme tek fan shopi i skuadrës mitrovicase afër palestrës ”Minatori”.

Çdo biletë e blerë do të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe do të sjellë një buzëqeshje në fytyrën e vogëlushit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.