Basketboll

29 ditë nga ndeshja e Kosovës kundër Zvicrës

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova është vetëm 29 ditë larg ndeshjes së parë të nëntorit, ku do të përballet me Zvicrën në Bern më 21 nëntor, e pasuar nga ndeshja në Dublin më 24 nëntor kundër Irlandës.

Këto ndeshje janë pjesë e raundit të dytë parakualifikues për Kupën e Botës të Basketbollit FIBA 2027. Deri më tani, Kosova ka regjistruar një fitore kundër Irlandës dhe një humbje ndaj Azerbajxhanit.

Pas dorëheqjes së selektorit Rami Hadar, Kosova ende nuk ka emëruar një trajner të ri.

Ndërkaq, për të avancuar në raundin e dytë parakualifikues, që pritet të zhvillohet në verën e vitit 2025, Kosova duhet të përfundojë e para në grup ose si skuadra më e mirë e renditur në vendin e dytë nga tri grupet e përbëra.

Raundi i parë parakualifikues luhet në tre dritare, më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, me dy ditë lojëra në çdo dritare.

Këto dy ndeshje të ardhshme do të jenë kyçe për ambiciet e Kosovës për të vazhduar në raundin e ardhshëm të kualifikimeve dhe shpresojmë e besojmë në një zgjidhje të mirë të një selektori të duhur dhe i cili do të krijojë grup kompakt të lojtarëve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.