Basketboll

EKSKLUZIVE: BASHKIMI(F) AFËR NËNSHKRIMIT ME NJË QENDËR TË KALIBRIT BOTËRORË

 

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave e ka marrë shumë seriozisht stinorin e ri në elitën e basketbollit kosovar.

Klubi portokallinjë është afër nënshkrimit me një qendër të kalibrit evropian dhe botëror, ka marrë vesh ekskluzivisht AsistiOnline.com

Nigeriania, Aisha Balarabe pritet të jetë afrimi më i ri dhe ndoshta më i spikaturi ndonjëherë më parë në basketbollin kosovar femëror. Balarabe është e gjatë 193 cm dhe njihet për lojën e saj të fuqishme në trapez.

Së fundi u shpall kampione e Afrikës me Nigerinë. Ajo ka katër tituj të tillë të Afrikës.

Sa i përket ekipeve, së fundi Balarabe ka luajtur tek Bursaspori me mesatare prej 16 pikëve e 11 kërcimeve për ndeshje.

Aisha prej edicionit 2010/11 luan në basketbollin e Turqisë me ekipe te ndryshme ku ka fituar shumë trofe.

Komentet janë të mbyllura.