Basketboll

EKSKLUZIVE: DRILON HAJRIZI MOHON KALIMIN TE TREPÇA, SHPEJTË ZGJEDH SKUADRËN E RE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër lojtarët më të mirë vendorë në basketbollin e Kosovës, Drilon Hajrizi ende e ka të paqartë të ardhmen e tij.

Në një bisedë për AsistiOnline, Hajrizi ka folur për të ardhmen e tij, duke treguar se ka pasur oferta të shumta si nga brenda por edhe jashtë vendit. Përderisa ka mohuar kalimin tek Trepça, madje duke i quajtur të gjitha spekulime.

“Kam shume oferta nga klube brenda dhe jashte vendit. Per shkak te arsyeve personale kete sezone me konvenon te luaj ne Kosove! Shumica e klubeve kosovare kane shpreh intetesim per mua, per cka edhe i falenderoj. Te gjitha fjalet te cilat po qarkullojne se une do te luaj per kete apo ate ekip per momentin jane krejt spekulime! Andaj, ne bashkepunim me Agjensionin me te cilin bashkepunoj, besoj qe brenda kesaj jave do te dihet se per cilin klub do te percaktohemi. Kerkoj nga disa klube kosovare me shume profesionalisem drejt informimit te simpatizueseve te tyre. Cdo lajm ndryshe mund ti zhgenjej ata, per cka sinqerisht me vjen keq”, i ka thënë Hajrizi AsistitOnline.

Hajrizi së fundmi ishte lojtar i Bashkimit të Prizrenit.

Komentet janë të mbyllura.