Under Header

spot_img

KBF Bashkimi kampion i Kosovës te femrat për vitin e katërt me radhë

spot_img

Bashkimi po vazhdon dominimin në basketbollin e femrave në Kosovë. Prizrenaset për herë të katërt radhazi u shpallën kampionë të Kosovës, derisa më herët këtë edicion fituan Ligën Unike dhe Kupën e Kosovës.

Skuadra portokallezi në finalen e shtatë dhe vendimtare, fitoi ndaj Peja 03 me rezultat 61:71 (17:23, 7:19, 27:17, 10:12), për të fituar 4:3 në serinë finale.

Vendimtare ishte periudha e dytë, ku mysafiret shkëlqyen dhe u shkëputën, derisa në pjesën e dytë ruajtën epërsinë për të shkuar drejt fitores së sigurtë, gjë që edhe ndodhi.

Kupën për kapitenen Aulona Muhadri ia dorëzoi Fatmir Gashi, nënkryetar i FBK-së.

Alexis Marie Mead u shpall MVP e finaleve të “Play-off”-it, çmim që iu dorëzua nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme