Basketboll

RAHOVECI SYNON DEBUTIM TË SUKSESSHËM NË FIBA EUROPE CUP

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit si nën-kampione aktuale e Kosovës, sivjet për herë të parë do të luajë në gara ndërkombëtare.

Debutani kosovar në fazën e parë të kësaj gare do të takohet me ekipin e madh rumunë, Cluj Napoca nga Rumania.

Ndeshjen e parë ‘Vreshtarët’ do ta zhvillojnë në shtëpi më 2 tetor, kurse takimi i kthimit zhvillohet pas një jave në Rumani.

Trajneri i Rahovecit, Neven Plantak, ka folur për gjasat e Vreshtarëve kundër skuadrës rumune. “Realisht do të jetë shumë vështirë. Kemi përballë një skuadër që ka buxhet shumë herë më të madh se ne. Ata janë favoritë, por sidoqoftë, ne do të mundohemi të bëjmë një paraqitje sa më të mirë. Edhe pse do të kemi shumë vështirë, paraqitja në garat ndërkombëtare është e mirë për klubin, por edhe basketbollin e Kosovës”, ka thënë Plantak për faqen zyrtare të FBK-së.

Kjo do të jetë hera e parë për Klubin e Rahovecit që merr pjesë në një garë të nivelit të tillë.

Komentet janë të mbyllura.