SERBIA E PESTA NË BOTËROR
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër Kombëtaret favorite për ta fituar Kampionatin Botëror “Kina 2019” e ka mbyllur në fakt si e pesta.
Ekipi i Sasha Djordjevicit, ka arritur ta mposhtë Çekinë në luftën për pozitat 5-6. Serbët sot kanë mposhtur çekët me rezultatin 90-81.
Më i dalluari në fitoren e serbëve sot ishte i zakonshmi, Bogdan Bogdanovic me 31 pikë.
Tek çekët s’mjaftoi, Patrik Auda me 16 pikë.
Me këtë fitore Serbia e mbyll avanturën e saj në këtë Botëror si e pesta, përderisa çekët që ishin debutantë sivjet e mbyllin në pozitën e gjashtë.
Komentet janë të mbyllura.