Basketboll

FRANCA E BRONZTË NË BOTËROR

Prishtinë(AsistiOnline) – Franca e ka mposhtur Australinë në garën për vendin e tretë në Kampionatin Botëror “Kina 2019”.

”Gjelat” kanë arritur që ta mposhtin Australinë sot me rikthim, pasiqë në pjesën më të madhe të ndeshjes ishin në disavantazh. Por në çerekun e fundit të ndeshjes, Franca e morri kontrollin e ndeshjes dhe e fitoi takimin 67-59.

Nando DeColo me 19 pikë dhe Evan Fournier me 16 pikë, ishin lojtarët kyç në këtë fitore të Francës sot.

Tek Australia s’mjaftuan, Joe Ingles me 17 pikë e as Patty Mills me 15 sosh.

Me këtë fitore, Franca e fiton medaljen e bronztë në këtë Botëror, ndërsa Australia e mbyllë në pozitën e katërt.

Komentet janë të mbyllura.