Basketboll

KRYENDESHJA E MBRËMJES I TAKON MILANOS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra italiane, Olimpia Milano e ka arritur fitoren e parë në Euroligë sivjet, ndaj lituanezëve të Zalgiris Kaunas.

Milanezët kanë mposhtur Zalgirisin në derbin e mbrëmjes me shumë vështirësi 85-81, duke e arritur fitoren e parë të stinorit në Euroligë, ndërsa Zalgirisi pësoi edhe disfatën e dytë me radhë.

Përkundër se Zalgirisi i fitoi tre çerekët e fundit të ndeshjes, humbja e thellë në çerekun e parë u kushtoi lituanezëve që pësuan sonte nga Milano(23-7, 20-29, 21-23-21-22).

Sergio Rodriguez me 17 pikë e Jeff Brooks me 14 pikë, ishin më të dalluarit në fitoren e Milanos sonte.

Tek Zalgirisi s’mjaftoi për fitore, Thomas Walkup me 19 pikë.

 

 

Komentet janë të mbyllura.