Basketboll

RAHOVECI I FORTË PËR BASHKIMIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka mposhtur Bashkimin e Prizrenit, në njërën prej ndeshjeve më interesante të xhiros në elitën e Basketbolli të Kosovës.

”Vreshtarët” kanë mposhtur sonte Bashkimin më lehtë sesa që është pritur 78-54, në një ndeshje që u luajt pa praninë e shikuesve në “Mizahir Isma”.

Përgjatë katër periudhave të ndeshjes(23-13, 18-14, 19-12, 18-15), Rahoveci e dominoi lojën e sontme ndaj Bashkimit që edhe sonte luajti pa lojtarin kryesorë Musab Mala dhe natyrisht në fund fitorja ishte e natyrshme për ekipin nga qyteti i Vreshtave të rrushit.

Pikë dyshifrore në fitoren e Rahovecit sonte arritën, Jure Gunjina me 16 pikë, Chris Bradford me 15 pikë, Justin Gray me 14 e Arian Qallaku me 12 sosh.

Te Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Terik Brigdeman me 23 pikë e Corey Ross me 13 sosh.

Komentet janë të mbyllura.