Basketboll

PRISHTINA(F) DEBUTON ME HUMBJE NË EUROCUP WOMEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave e ka nisur me humbje aventurën e saj në garat ndërkombëtare.

Ekipi prishtinas, ka pësuar humbje si mysafire e skuadrës ruse, MBA Moscow me rezultatin final 90-58.

Realisht skuadra ruse nga Moska, ishte skuadër më e fortë se vashat prishtinase, duke arritur kapital të konsiderueshëm në tri periodat e para të ndeshjes(27-14, 20-14, 27-10), përderisa Prishtina e fitoi çerekun e fundit ngushtë(16-20) por pa arritur të lërë gjurmë dhe e humbi ndeshjen me rezultat tejet të thellë.

Në këtë humbje të Prishtinës sonte, pikë dyshifrore arritën, Danisha Shaw(16), Irma Konjusha(14) e Nyilah Myers(13).

Në fitoren e skuadrës ruse u dalluan, Elizaveta Komarova me 20 pikë e Anastasia Logunova me 19 sosh.

Ndeshjen e radhës në grupet e EuroCup Women, Prishtina e zhvillon më 24 tetor ndaj Spartac Moskës në Prishtinë.

 

Komentet janë të mbyllura.